Presidenca Çeke thirrje për ulje të tensioneve pas zhvillimeve në veri të Kosovës

Presidenca Çeke thirrje për ulje të tensioneve pas zhvillimeve në veri të Kosovës

Presidenca Çeke e Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për përmirësim të situatës në veri të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit për targat.

Nga ky institucion evropian kanë bërë të ditur për Klankosova.tv se Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë njëri ndër prioritetet e tyre.

Po ashtu, sot propozimi për liberalizimin e vizave është larguar nga agjenda e takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

“Presidenca Çeke e mban Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e saj, veçanërisht tani para Samitit BE-Ballkani Perëndimor”.

“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit Evropian”.
“Bëjmë thirrje për ulje të tensioneve të menjëhershme të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”, thonë nga Presidenca e Çekisë.

LEXO EDHE:

Back to top button