Zhoao Feliks: Ndryshe është te kombëtarja, e ndryshe te…

Zhoao Feliks është shprehur i lumtur, pasi po luan rregullisht me Portugalinë, teksa shtoi se të luajturit në me kombëtare dallon shumë, për të mirë, nga të luajturit me klub. Lojtari, duket se me këtë rast dërgoi mesazh Atletiko Madridit, që nuk po e inkuadron vazhdimisht, pas disa mosmarrëveshjeve në mes tij dhe drejtuesve.

“Mënyra e të luajturit me Portugalinë dhe më pas në klub është ndryshe. Kur kushtet janë të favorshme gjërat shkojnë më mirë”, tha Feliks për “Sport Tv”.

Ai është duke performuar në nivel të lartë gjatë këtyre ndeshjeve me Portugalinë, teksa është vazhdimisht pjesë e formacionit të parë.

LEXO EDHE:

Back to top button