Shaqiri: Jemi të zhgënjyer, u kërkoj falje tifozëve

Portugalia ka shkatërruar Zvicrën me rezultatin 6-1, ndeshje e vlefshme për të marrë një biletë për në çerekfinale. Ky ka qenë edhe rrugëtimi i fundit edhe për tre lojtarët me origjinë shqiptare, Xhaka, Shaqiri dhe Jashari. Pas kësaj ndeshje, Xherdan Shaqiri ka folur duke shprehur keqardhjen.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Në emër të ekipit, u kërkoj falje të gjithë tifozëve që nuk arritëm të bënim paraqitjen tonë të zakonshme. Ne kemi plane të mëdha. Por ky është futbolli, herë pas here tregohen limitet. Kështu ishte edhe sot. Ne humbëm lojën në pjesën e parë dhe më pas duhet të ndiqnim rezultatin. E përgëzoj Portugalinë për golat, por rezultati ishte padyshim shumë i rëndë”, është shprehur Shaqiri./abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button