Forcat ruse kanë vazhduar bombardimin e qyteteve e fshatra në Ukrainën lindore, verilindore dhe jugore, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima.
Një banore tregoi vendin e shkatërruar, duke përfshirë banesën e saj të kthyer në gërmadha.
“Ka njerëz që jetojnë atje. Njerëz! Ku gjuan? Shkoni në fusha dhe luftoni me njëri-tjetrin atje, jo këtu. Sa njerëz po vdesin tashmë?”, u shpreh një banore.
Në rajonin Sumy (në kufiri me Rusinë) disa njerëz u plagosën nga granatimet, ndërsa guvernatori i rajonit Dmytro Zhyvytsky deklaroi se forcat ruse kishin gjuajtur rreth 226 predha mbi shtatë vende.








