Varhelyi takon Bislimin: Diskutuam për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Varhelyi takon Bislimin: Diskutuam për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi është takuar në Bruksel me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.
Varhelyi ka bërë të ditur se me Bislimin kanë folur për aplikimin e afërt të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Aplikimi i afërt i Kosovës për fillimin e procesit të anëtarësimit në BE ishte temë e takimit me Besnik Bislimin”, ka shkruar Varhelyi.