VIDEO / Ashraf Hakimi kapet duke shërbyer në një “fast food”?

Është një moment i artë për Hakimin, i cili po shkruan historinë së bashku me Marokun e tij, duke arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës (e para kombëtare afrikane që e arrin këtë moment historik).

Ish-mbrojtësi i Interit është një nga lojtarët kyç në skuadrën e Valid Regraguit, themelor në fitoret kundër Spanjës dhe Portugalisë. Fansat janë entuziastë dhe në një video të fundit, që u bë “virale” në rrjetet sociale, kanë gjetur sozinë e tij të mundshme.

Në videon në fjalë shihet një nëpunës i “Mc Donalds”, shumë i ngjashëm me Hakimin. Sapo e panë, tifozët marokenë, të pranishëm në klubin ku shërbente e punonte sozia e idhullit të tyre, u egërsuan mes këngëve dhe vallëzimeve. Njëra prej tyre u bë “virale” dhe shitësi shihet duke buzëqeshur me brohoritjet e fansave.

LEXO EDHE:

Back to top button