Qytetarët përballen me çmime të larta, shpenzimet trefish më shumë se paga minimale

Qytetarët përballen me çmime të larta, shpenzimet trefish më shumë se paga minimale

Gazetare: Evi Shkopi

Shporta konsumatore për një familje katër anëtareshe në vend ka arritur në 51 714 denarë. Kjo shumë është për 1490 denarë më e lartë krahasuar me shportën konsumatore të muajit shtator. Qeveria së fundmi doli me pretendimin se çmimet do të ulen për 10 % si rezultat i masës për subvencionim të energjisë elektrike për bizneset. Por qytetarët thonë se nuk vërejnë ndryshim në çmime, disa thonë se tek disa produkte ka ulje minimale e disa të tjerë janë dorëzuar sepse thonë se nuk po u bien dot në fije.

“Nuk e di të ju them sinqerisht. Ndoshta ka. As që I kam vërejtur. Ajo që më nevojitet e marr.”

“Nuk ka asnjë lloj zbritje. Kam kontrolluar në markete të ndryshme. Buka ka çmim të njëjtë në të gjitha marketet, me e lira 38 denarë. Sigurisht, sigurisht që na dëshpëron kjo gjendje. Jo vetëm mua, port ë gjithë qytetarët.”

“Ka ka, ka dallim. Kaçkavalli është pak më lirë në disa vende, vaji është bërë 119 apo 114. Mielli po ashtu. Mielli është 77 denarë 2kg , ndërkohë që ishte shumë më tepër.02:07 Epo vetëm dy ose tre artikuj kanë pësuar ulje çmimi. Buka ende ka të njëjtin çmim.”

“Të ju them të drejtën jo, asgjë. Të ju them të drejtën më përpara pensioni im na mjaftonte deri sa të merrte bashkëshorti im pensionin e tij, ai e merr pensionin më datë 15, nga Kroacia. Tani nuk zgjat pensioni im aq. Pensioni I tij ende s’ la mbërritur, ndërsa I imi është shpenzuar.”

Nga 51 714 denarë sa vlen shporta konsumatore, për ushqim shpenzohen së paku 19.518 denarë, 12.983 denarë për shpenzime të përgjithshme, 3.668 denarë janë minimumi i nevojshëm për transport, 2.986 denarë për higjienë dhe 2.250 denarë për veshje ose këpucë. Për aktivitete kulturore sipas shportës minimale sindikale mbeten 1.067 denarë, ndërsa për shërbime shëndetësore vetëm 799 denarë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button