Iran, në Gjirin Persik konfiskohet një tanker me naftë të kontrabanduar
Ghahremani shtoi se 12 anëtarë të ekuipazhit të anijes u arrestuan, por nuk dha informacion mbi kombësinë e tyre
Irani ka njoftuar konfiskimin e një tankeri me nafte që po kontrabandonte karburant në Gjirin Persik, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Tankeri u konfiskua nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islame (IRGC) pranë ishullit Qeshm”, deklaroi Mojtaba Ghahremani, kreu i gjyqësorit për provincën jugore Hormozgan.
Ghahremani për agjencinë e lajmeve Tasnim tha se tankeri po transportonte 330 litra karburant të kontrabanduar.
Ghahremani shtoi se 12 anëtarë të ekuipazhit të anijes u arrestuan, por nuk dha informacion mbi kombësinë e tyre.