Bill Gates për divorcin: Kam arritur pikën më të ulët në jetën time

Miliarderi amerikan Bill Gates ka folur për divorcin nga gruaja e tij Melinda, duke shpjeguar se ishte një nga momentet më të vështira në jetën e tij. Ai thotë se kjo është një nga humbjet e tij më të mëdha personale në vitet e fundit.

“Kam goditur disa nga pikat më të ulëta në jetën time personale në vitet e fundit, vdekja e babait dhe divorci nga gruaja ime. Unë dhe Melinda vazhduam të drejtonim organizatën së bashku, kështu që gjetëm një ritëm të ri pune me të cilin jemi të kënaqur. Por nuk mund ta fsheh që ky vit ka qenë veçanërisht i trishtuar për mua”, shkroi Gates në blog.

Babai i tij vdiq në moshën 94-vjeçare në shtator 2020, dhe tashmë në 2021, Bill u divorcua nga Melinda. Ata finalizuan divorcin e tyre në gusht 2021 pas 27 vitesh martesë.

“Pas shumë mendimeve dhe punës për marrëdhënien tonë, ne kemi marrë vendimin për divorc”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët për publikun.

LEXO EDHE:

Back to top button