Brazili gjen pasuesin e Tite-s, por ka vetëm një problem

Drejtuesit e Federatës braziliane tashmë kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Tite teksa në media janë publikuar shumë emra prestigjiozë si Ançelotti apo edhe Guardiola. Megjithatë, të dy teknikët e sipërpërmendur janë të impenjuar respektivisht me Real Madrid dhe Man. Siti dhe duket e vështirë që të largohen nga projektet aktuale.

Në këtë formë, lista e alternativave për stolin e Brazilit është zgjeruar me të tjerë kandidatë dhe së fundmi në skenë del edhe emri i Luis Enrike. Ky i fundit sapo mbylli impenjimin e tij me Spanjën dhe aktualisht është i lirë. Por, ka një problem, pasi vetë Enrike theksoi se pas drejtimit të kombëtares iberikase tashmë shpreson të rikthehet në krye të një klubi për të qëndruar më shumë në kontakt me profesionin e tij.

Sipas të përditshmes braziliane “O ‘Globo”, e cila është edhe media që zbuloi interesimin e Brazilit për Luis Enrike, avantazhi i spanjollit para kandidatëve të tjerë për stolin e Selecaos, është stili i lojës që aplikon. Enrike kërkon në çdo moment zotërimin e topit dhe dominimin e lojës, diçka që brazilianëve iu shkon për shtat.

LEXO EDHE:

Back to top button