Çalhanoglu pret përgjigje nga Ausilio dhe Marota

Mesfushori turk i Interit, Hakan Çalhanoglu, në një intervistë për “Corriere Della Sera”, ka folur për të ardhmen e tij te skuadra zikaltër. Kontrata me Interin skadon në verën e vitit 2024, por ende 28-vjeçari nuk ka një plan të qartë se çfarë do të ndodhë.

“Nuk kam marrë ende një telefonatë nga Ausilio apo Marotta për rinovimin e kontratës. I pres të më telefonojnë dhe të ulemi e bisedojmë. Kam shumë dëshirë që të flasim, ndaj mezi po e pres telefonatën”, tha Çalhanoglu.

 

“Inzagi? Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, pasi është një nga personat që më ka kërkuar me ngulm tek Interi. Ka treguar se ka besim tek unë, te cilësitë e mia, që ditën e parë”, u shpreh mesfushori turk.

 

“Inzagi më ka përgëzuar për mënyrën se si e kam zëvendësuar largimin e Brozovic. Së bashku kemi fituar dy trofe dhe na mungon vetëm titulli kampion, që shpresoj ta arrijmë këtë vit”, tha Hakan Çalhanoglu.

LEXO EDHE:

Back to top button