Strategjia e Çellsit në merkato: Një rinovim dhe dy blerje të tjera

Skuadra e Çellsit nuk ndalet në merkato. “Blues” janë në kërkim të prëcorcimeve në çdo repart dhe sipas “Daily Telegraph” dy emra të rinj kanë përfunduar në shënjestrën e londinezëve.
Bëhet fjalë për dy lojtarët e Evertonit, sulmuesin 21-vjeçar Entoni Gordon dhe mesfushorin 21-vjeçar belg Amadou Onana. Dy talente të së ardhmes që po hasin vështirësi me Everton, ndaj dhe mund të largohen që në merkaton e janarit.
Të dy lojtarët shihen si të rëndësishëm për të ardhmen e Çellsit, që kërkon të bëjë një revolucion në merkato. Gjithsesi, te “blues” po mendojnë edhe për një rinovim të rëndësishëm të një veterani.
Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Tiago Silva, kontrata e të cilit me Çellsin skadon në fund të sezonit. 38-vjeçari pritet të qëndrojë edhe një vit me londinezët, pasi të dyja palët janë dakord që braziliani të luajë, duke qenë se është paraqitur mirë.