Nuk ka zgjidhje për repartin e fëmijëve në Ohër
Nuk ka zgjidhje për repartin e fëmijëve në Ohër

Gazetar: Miki Trajkovski
Thuajse një viti nga premtimi se do të zgjidhet problemi me mungesën e mjekëve pediatër në Ohër, edhe me tej nuk ka kuadër, dhe fëmijët ende udhëtojnë për në Strugë gjatë fundjavës, gjatë natës apo kur nevojitet të shtrohen në spital. Reparti i fëmijëve në Ohër punon si ambulantë e thjeshtë deri në orën 19:00.
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, thotë se për shkak të problemit kronik me personelin, dhe sezonin e gripit, nuk kanë mundur të dërgojnë staf shëndetësor në Ohër, por të gjithë mjekët që ndodhen në spitalin e përgjithshëm në Strugë janë në dispozicion të pacientëve në Ohër, duke pasur parasysh afërsinë e dy qyteteve. Saliu thotë se një nga opsionet që është shqyrtuar ka qenë që mjekët nga Struga të bëjnë rotacion në Ohër, por ata kanë refuzuar.
Atëherë pse premtuat zgjidhje në shtator?
“Njëra prej kërkesave ka qenë edhe dërgimi i mjekëve sipas programit 221, por nuk kemi arritur t’i dërgojmë nga Struga në Ohër, sepse varet nga vullneti i punonjësve që të shkojnë në spitalin e përgjithshëm në Ohër, nuk e di nëse arsyeja është subjektive”, përgjigjet Bekim Sali-Ministër i Shëndetësisë.
Drejtori i spitalit të Strugës, Armend Arslani, thotë se mjekët e tyre nuk kanë pranuar të bëjnë rotacion në Ohër, por shpreson në zgjidhje.
Reparti i fëmijëve në Ohër, që nga nëntori i vitit 2021 punon vetëm me dy mjekë pediatër, dhe si ambulancë e zakonshme, kurse pediatrët e Strugës paralajmërojnë se janë në fund me fuqitë e tyre, pasi kanë mbi 100 kontrolle në ditë. /Alsat.mk