Kovaçevski nuk e din akoma nëse Alternativa mbetet pjesë e Qeverisë

Kovaçevski nuk e din akoma nëse Alternativa mbetet pjesë e Qeverisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski këmbëngul se nuk e din akoma nëse Alternativa do të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit, edhe pas finalizimit të marrëveshjes me partnerin e ri eventual të koalicionit, Aleancën për Shqiptarët. Kovaçevski pranon se ka pasur takim me kreun e Alternativës Afrim Gashin dhe thotë se Alternativa duhet të qëndrojë në koalicionin qeveritar. Gashi, pasi takoi një ditë më parë Kovaçevskin, disa orë më vonë takoi në Kuvend kreun e opozitës Hristijan Mickoskin. Sot nga VMRO-DPMNE-ja nuk japin më shumë detaje për këtë takim Mickoski-Gashi dhe nuk u përgjigjën në pyetjen nëse shohin një partner të ri eventual te Alternativa.

“Ne pajtohemi se duam që Alternativa të mbetet pjesë e qeverisë dhe e shumicës parlamentare. Duke qenë se bisedohet për kyçje të një partneri të ri në koalicion dhe zgjerim të shumicës, kjo nënkupton edhe organizim të ri të mandateve të deputetëve i ndryshëm nga organizimi që kemi tani. Për vendimet e Alternativës unë nuk mund të përgjigjem. Atë mund ta bëjë vetëm kryetari i saj ose persona të tjerë kompetent nga Alternativa”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button