VIDEO / Me vetëm 2 ndeshje në NBA, merr çmimin e “ngulitjeve” në “ALL Star 2023”

Mek MekKlung është fituesi për ngulitjet më të mira në “All Star 2023”. Ka qenë një garë tejet interesante, ku katër basketbollistë kanë marrë pjesë fillimisht, derisa dy prej tyre shkuan në finale.

Trej Marfi i Nju Orlins, Xheriko Sims i Nju Jorkut, Mek MekKlung i Filadelfia-s dhe Kenion Martin i Hjustoni,  ishin pjesëmarrës.

Mac McClung of the Philadelphia 76ers shoots during the slam dunk competition of the NBA basketball All-Star weekend Saturday, Feb. 18, 2023, in Salt Lake City. (AP Photo/Rob Gray)

E në finalen e madhe shkoi dyshja Trej Marfi dhe Mek MekKlung, ku patën nga dy raunde për ngulitje. Në raundin e parë Trej Marfi mori 48,8 pikë, derisa Mek MekKlung 50 sosh. Ndërkohë në raundin e dytë Trej Marfi ngirit pikët në 49,2, por Mek MekKlung sërish mori 50 pas një ngulitje të jashtëzakonshme dhe fitoi çmimin e madh.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button