Interi e sheh francezin e Borusia-s, si zëvëndësim për Lukaku-n

Markus Turam vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi në fund të sezonit do të largohet nga Borussia Mynshengladbah.  Sulmuesi francez po kalon muajt e fundit te klubi gjerman pasi i përfundon kontrata dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Sulmuesi 25-vjeçar këtë edicion ka shpërthyer ku në 20 ndeshje zyrtare ka realizuar 14 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. Shumë skuadra janë vënë pas yllit francez, por tani edhe Interi ka nisur bisedimet me agjentët e futbollistit. “La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se “neroazzurët” nuk do ta blejnë përfundimisht Lukakun dhe Turam po shihet si zëvendësuesi perfekt i belgut.

Agjentët e futbollistit janë në bisedime edhe me Atletiko Madrid e Arsenalin dhe po analizojnë ofertën më të mirë. Turam ka shprehur gjithmonë dëshirën për të luajtur në Itali, pasi aty ka lindur sa ishte legjenda Liliam Turam duke luajtur te Parma.

Gjithsesi e ardhmja e tij vazhdon të jetë në pikëpyetje, pasi edhe skuadra të tjera si Man. Junajted, Njukasëll, Bajern Munih, Borusia Dortmund e Barcelona, e duan atë.

LEXO EDHE:

Back to top button