Al Thani zbuloi planet për të ardhmen e Man. Junajtedit

Deklarata zyrtare e Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani, e lëshuar pas ofertës për Man. Junajted zbuloi planet e tij se si do të duket në të ardhmen skuadra angleze.

Al Thani, për të cilin thotë se ka qenë një mbështetës i përjetshëm I Junajtedit, është kryetar i bankës së Katarit QIB dhe një anëtar i familjes mbretërore në pushtet, pasuria neto e së cilës është rreth 335 miliardë dollar. Sheiku ka plane të mëdha për klubin, të cilat përshkruhen edhe në deklaratën e dhënë.

“Sot, Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani konfirmoi se ai po aplikon për një 100% të aksioneve në klubin e futbollit Man. Junajted. Qëllimi kryesor i kësaj oferte është t’i rikthejë klubit lavdinë e dikurshme si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Aplikimi do të jetë plotësisht i pavarur nga kreditë. Fondacioni Sheikh Jassim Nine Tëo do të investojë në ekipet e futbollit, objektin stërvitor, dhe stadiumin.

Vizioni ynë është që Klubi i Futbollit Man. Junajted të njihet për aftësitë e tij në futboll dhe të konsiderohet klubi më i madh i futbollit në botë,” thuhet në kumtesën zyrtare.

 

Përveç Sheikh Al Thani, familja Glejzers morI oferta nga sir Xhim Retklif dhe grupi amerikan “Elliott Investment Management”.

LEXO EDHE:

Back to top button