Shqiptari arratiset nga burgu i sigurisë lartë në Itali (VIDEO)
Shqiptari arratiset nga burgu i sigurisë lartë në Itali (VIDEO)

Marco Raduanos, i njohur me pseudonimin “Gargano”, është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Itali.
Mediat italiane kanë publikuar pamjet, ku shihet se si Raduanos zbret nga dritarja e qelisë përmes disa çarçafëve që i kishte bërë si litar dhe i kishte lidhur me njëri-tjetrin.
Arratisja e tij ka ndodhur të premten, rreth orës 17:00, por mungesa e tij është vënë re nga oficerët e burgut gati dy orë më vonë.
Mësohet se pasi ka dalë nga burgu shqiptari ka hipur në një makinë që po e priste jashtë, çka bën të thuhet se arratisja ka qenë e planifikuar.
Autoritetet italiane kanë ngritur postblloqe të shumta për ta kapur sa më shpejt “Garganon”./euronews.al/