Putin: Terroristët ukrainas qëlluan civilët në Bryansk

Putin: Terroristët ukrainas qëlluan civilët në Bryansk

Presidenti rus Vladimir Putin tha se një grup diversantësh ukrainas qëlluan civilët në territorin rus pranë kufirit me Ukrainën, duke e quajtur atë një “akt terrorist”.

Në deklaratat e tij ai tha se Rusia do të fitojë pavarësisht sulmeve të këtij lloji. Zyrtarët rusë thanë më herët sot, sipas agjencive shtetërore të lajmeve, se forcat ruse po luftonin me diversantët ukrainas në rajonin Bryansk, i cili kufizohet me Ukrainën.

Kremlini tha se po ndërmerren hapa për të eliminuar “terroristët ukrainas” të cilët filluan një sulm ndërkufitar dhe, sipas zyrtarëve rusë, kanë marrë pengje.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti Vladimir Putin u informua rregullisht nga shërbimet e sigurisë dhe ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu për situatën.

Peskov mohoi njoftimet se Putin planifikon të mbajë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit nesër.

Nga ana e tij, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky foli për provokimin rus, duke akuzuar Moskën se “dëshiron të trembë popullin e saj për të justifikuar sulmin e një vendi tjetër dhe rritjen e varfërisë pas një viti lufte”.

LEXO EDHE:

Back to top button