FC Shkupi humb 2 pikë në kohën shtesë, Rabotniçki demolon Skopjen

Me dy përballje të zhvilluara gjatë ditës së shtunë, nisi java e 21-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në Kërçovë, kampioni aktual, FC Shkupi u ndal në barazim 3-3 kundër Akademia Pandevit. Pesë gola u shënuan në pjesën e parë kur Sefas, Danfa dhe Hamidi, sollën epërsi për skuadrën nga Çairi, mirëpo mysafirët nga Strumica nuk u dorëzuan dhe arritën që të barazojnë shifrat në kohën shtesë të pjesës së dytë, falë golit të Trajkovit. Ndërkohë më parë për mysafirët shënuan edhe Krstevski dhe Rufati.

Në sfidën tjetër, Rabotniçki dominoi sfidën në Veles, duke mundur Skopjen me 4-0. Ndërkohë 3 takimet e tjera të javës së 21-të, do të zhvillohen gjatë ditës së diel.

Skuadra e Shkëndijës, do të jetë në transfertë dhe do të takohet me ekipin e Bregallnicës, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi do të mirëpret Tikveshin. Mjaft nxitje priten në përballjen në mes Pobedës dhe Sileksit. Të gjithë ndeshjet e javës së 21-të do të nisin në orën 14.00.

Liga e Parë – Java 21

Rabotniçki 4–0 Skopje

Fc Shkupi 3–3 Akademia Pandev

Bregallnica – Shkëndija

Makedonija Gj.P. – Tikveshi

Pobeda – Sileksi

LEXO EDHE:

Back to top button