Regjistrohen 151 shkelje trafiku, 23 për tejkalim të shpejtësisë

Regjistrohen 151 shkelje trafiku, 23 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 151 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 23 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 21 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për tejkalim të parregullt, 5 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe tre gjoba të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button