Shabani: Ndaj Shkupit, do të japim maksimumin për të marë 3 pikët

Bunjamin Shabani, kapiteni i skuadrës Struga Trim Lum, në prag të përballjes derbi të javës së 22-të, kundër FC Shkupit, beson se bashëklojtarët e tij do të japin maksimumin që të shënojnë fitore ndaj kampionit aktual. Shabani thekson se secili ka dhënë maksimumin në stërvitje nën drejtimin e trajnerit te ri, Shpetim Duro.

“Deri tani gjithçka ka shkuar mirë me përgatitjet për ndeshjen derbi me FC Shkupin. Gëzon edhe fakti që nuk kemi lëndime. Kemi punuar maksimalisht gjatë gjithë javës, ashtu që besoj se të gatshëm e presim këtë super përballje. Besoj se secili prej nesh do bëjë maksimumin që skuadra në fund të arrijë te fitorja. Me trajnerin e ri të gjithë lojtarët kanë dhënë më të mirën në stërvitje, vetëm e vetëm që të tregohen para tij, ashtu që secili prej nesh që do të marrë besimin e trajnerit Duro, besoj se do të jap më të mirën dhe do ndihmojë ekipin në arritjen e objektivit,” tha mes tjerash Shabani në rrjetet sociale të klubit nga Struga.

Kjo përballje do të zhvillohet në Strugë dhe do të nis në orë 14.00.

LEXO EDHE:

Back to top button