VIDEO / Jasir Asani shënon tre gola, një ditë pasi mori ftesën e Silvinjos

Jasir Asani është një nga risitë e listës së trajnerit të Shqipërisë, Silvinjos, në prag të përballjes me Poloninë. Kombëtarja e Shqipërisë, fillon duelet eliminatore të “Euro 2024” përballë Polonisë më 27 mars. Transferta në Varshavë përkon edhe me debutimin e trajnerit brazilian në stolin kuqezi. Ndërkohë, ish-sulmuesi i Partizanit e ka festuar me një tregolësh ftesën e Silvinjos.

Asani është pjesë e Guanzhu FC, ekip që garon në elitën e futbollit të Koresë së Jugut dhe skuadra koerane fitoi 5-0 në shtëpi përballë Inçenos.

Protagonisti kryesor i triumfit me “manita” ishte 27-vjeçari shqiptar nga Shkupi, i cili emocionoi tifozët me golat e tij të mrekullueshëm. Asani zhbllokoi takimin me golin e tij në minutën e nëntë, ndërkohë që realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button