Plagosi policët në Kosovë dhe dogji makinat në Veri, arrestohet 35-vjeçari
Plagosi policët në Kosovë dhe dogji makinat në Veri, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për djegien e makinave me targa të Republikës së Kosovës, në Veri.
Në një komunikatë zyrtare për shtyp policia e Kosovës bën me dije se personi në fjalë është i dyshuar edhe për sulmin me armë ndaj automjeteve të policisë së Kosovës, ku u plagosën dy efektivë.
Materialet hetimore në ngarkim të tij i kanë kaluar organeve të drejtësisë në Kosovë, të cilat po punojnë për dokumentimin e veprave penale të kryera.
“Arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar i nacionalitetit serb (M. B. 1987), është kryer sot rreth orës 17:00, pas hetimeve intenzive të kryera nga njësitet relevante policore.
Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohej për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njesisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit.
Lidhur me këtë rast kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
I njejti, gjithashtu është i dyshuar edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin regjistruar në targa të Republikës së Kosovës”, njofton policia në Kosovë.