Qeveria shpenzoi 1.5 milionë euro për energjinë e subvencionuar për kompanitë
Qeveria shpenzoi 1.5 milionë euro për energjinë e subvencionuar për kompanitë
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2023/04/pari-denari-evra.jpg)
Gazetar: Ile Petrevski
Një milion e gjysmë euro është shuma që ka shpenzuar shteti që sektori ushqimor të marrë energji elektrike më të lirë se ajo që biznesi e blen nga bursat. Përkundër këtij avantazhi, prodhuesit e ushqimit, përkatësisht 85 për qind e kompanive që kanë shfrytëzuar energji elektrike të subvencionuar, nuk i kanë ulur çmimet përfundimtare për qytetarët.
“Mesatarisht është shpenzuar, si dallim të asaj që ka qenë çmimi i prodhimit dhe çmimi që ka qenë në bursa, rreth 500 mijë euro në muaj”, deklaroi Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë.
Nga 1 prilli, sektori ushqimor tashmë nuk përdor këso lloj energjie të subvencionuar nga shteti. U anulua pasi biznesmenët nuk e respektuan marrëveshjen korrekte. Më pas Qeveria e pranoi se është mashtruar nga shumica e kompanive që prodhojnë ushqime, sepse tani as nuk mund t’i sanksionojë. Për të pasur sanksione duhet të kishte ligj, i cili parasheh gjoba. Por, qeveria besonte në një marrëveshje verbale. Biznesmenët e shkelën atë marrëveshje dhe shtuan fitimet e tyre dhe qytetarët vazhduan të blinin produkte të shtrenjta. /Alsat.mk