L’Equipe: Mesi dhe PSZH janë pranë divorcit

E ardhmja e Lionel Mesit te PSZH është jashtëzakonisht e pasigurt. Ylli argjentinas nuk po kalon kohët më të mira në klubin e kryeqytetit francez, me një pjesë të tifozëve që e fërshëllejnë sërish, këtë herë në humbjen në shtëpi ndaj Olimpik Lionit të dielën mbrëma.

Përçarja mes dy palëve duket se po thellohet, me “L’Equipe” në ballinën e saj që raporton se Mesi dhe PSZH janë pranë divorcit.

Klubi francez thuhet se dëshiron t’ia shkurtojë rrogën Messit me 75%. Synimi i këtij reduktimi është që të mund të bie kostoja e pagave në klub në tërësi dhe të përputhet me “Fair Play Financiar” dhe të mund të dalë me pretendime në merkaton e transferimeve të verës. Sipas “L’Equipe”, Messi është në pritje të garancive për projektin e parizienëve.

LEXO EDHE:

Back to top button