Britania e Madhe: Rusisë i janë shkatërruar më shumë se 10 mijë mjete ushtarake
Britania e Madhe: Rusisë i janë shkatërruar më shumë se 10 mijë mjete ushtarake
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2022/03/Ukraina_tanke-tw-shkatwruara-780x470.jpg)
Rusisë iu janë shkatërruar më shumë se 10 mijë mjete ushtarake që kur vendi nisi pushtimin e Ukrainës.
Shifrat i bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.
Ministria britanike citoi gjurmuesin Oryx, që thotë se ka “dokumentuar humbjet e pajisjeve ruse”.
Ministria e Mbrojtjes potencoi gjithashtu se Rusia ka “shkrepur shumicën e raketave moderne të lundrimit” për “përfitim të vogël strategjik”.
Autoriteti gjithashtu shtoi se Moska tani “po përpiqet të mobilizojë industrinë e saj të mbrojtjes”.