Për pak ditë duhet të nis ndërtimi i korridorit 8, autoritetet nuk tregojnë nga ku do të fillohet

Për pak ditë duhet të nis ndërtimi i korridorit 8, autoritetet nuk tregojnë nga ku do të fillohet

Për tri ditë duhet të nisin punimet e Korridorit 8. Ajo që dihet deri më tani është vetëm pllakati, të cilën autoritetet e quajtën gurë themel. Konzorciumi “Bechtel&Enka” insiston në mbajtjen sekrete të një pjese të marrëveshjes, ndërsa nga shteti ynë nuk tregojnë detaje se nga cila pikë do fillojnë punimet të shtunën. Nuk publikohet nëse është bërë projektimi për segmentin e parë, apo matjet për metrat e para, ku më 22 prill u paralajmërua se do të fillojnë punimet me makineri të kompanisë amerikano-turke.

Ministri i Transportit Boçvarski tha se nuk do të përsëriten gabimet e pushtetit të kaluar duke zvarritur me vite të tëra projektet infrastrukturore.

“Unë vlerësoj se shumë befasi kishte në të kaluarën gjatë ndërtimit të rrugëve që zgjatën mbi 10 vite. Kështu që tani e tutje do të informojmë përmes NP ‘Rrugët Shtetërore’ dhe Qeverisë për çdo hap të nisjes së punimeve dhe procedurave, ndërtimit të segmenteve që qytetarët të dinë detajet. Për gjithçka do të dini ku dhe kur të vini të shikoni punët ndërtimore, projektimin e trasesë, përqindja e shpronësimit etj”, tha Bllagoj Boçvarski, Ministër i transportit dhe lidhjeve.

Ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore” kanë hapur konkurs për 28 vende pune me nga 40 orë në javë. Nga 29 mijë denarë për shoferë dhe administrator deri në 70 mijë për koordinator dhe asistent të projektit. Edhe me ligjin aktual mund të për 10 orë mund të tejkalohet orari i paraparë prej 40 orëve tha kryeministri tha kryeministri Kovaçevski. Sipas draft-Ligjit për marrëdhënie pune për çështje me interes kombëtar dhe strategjik për shtetin, pas pëlqimit paraprak me shkrim të punëtorëve mund të punojnë deri në 190 orë më tepër në vit. Por, kjo sërish nuk do të plotësoj kërkesën pa sjell gjysmën e punëtorëve dhe materialeve nga jashtë shtetit.

“Ky do të jetë projekt i madh, 51% e punëve sipas marrëveshjes duhet të zbatohen nga ana e kompanive vendase, që nënkupton inxhinierë dhe punëtorë shtetas të Maqedonisë së Veritu, dhe mekanizimi teknik që është aktualisht në vend. Por, një pjesë e madhe do të jetë edhe nga jashtë, që i takon kompanisë zbatuese të projektit ‘Bechtel&Enka”, të cilat tani më kanë përvojë në projekte ka të mëdha. Jo vetëm këtë që themi por autostradat në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe Serbi”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

Puna në terren për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d duhet të filloj me segmentin Tetovë-Gostivar 17.5 km, periudha e zbatimit 33 muaj; pastaj Gostivar-Bukojçan – 30.3 km, me 57 muaj periudhë të zbatimit; Pastaj pritet segmenti Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë 21.7 km, me periudhë zbatimi 49 muaj; Ndërsa as për Korridori 10-D nuk dihet kur do të filloj segmenti Prilep-Manastir 39.3 km, dhe 57 muaj për periudhën e zbatimit. Përafërsisht për çdo kilometër autostradë do të kushtoj 15 milion euro.

Përderisa në pikëpyetje është afati nisjes edhe më e lëkundur mbetet 22 Janari 2028 që do të përfundoj.
Projekti për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D është paraparë të jetë 1.3 miliardë euro, pa përfshirë edhe shpronësimet e tokave ku do të kalojnë trasetë, që parashikohet të jetë edhe 300 milion euro tjera.
22 milion euro shtesë do të merr kompania IRD për mbikëqyrjen e zbatimit të punimeve. Dinamika e punimeve duhet të jetë 23 km në çdo vit, e cila për 57 muaj do ndahen mjete nga 5 buxhete për 110 km autostradë, e cila deri atëherë parashikohet të del ndër më të shtrenjtat në rajon. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button