Havier Tebas tregon mënyrën se si Lionel Mesi mund të luajë te Barcelona

Presidenti i La Ligës, Havier Tebas ka folur për rikthimin e mundshëm të Lionel Mesit te Barcelona. Sulmuesi argjentinas po lidhet vazhdimisht me një rikthim në “Camp Nou” pasi ai nuk po kalon në momentet më të mira të tij në Paris Sen Zhermen, por situata financiare e klubit katalanas nuk është stabile dhe kjo po paraqet pengesën kryesore për realizimin e një operacioni të tillë.

I pari i La Ligas ka thënë se Barcelona duhet të bëjë shiumë përmirësime në aspektin financiar në mënyrë që ta bëjë të mundur rikthimin e Messit.

“Barcelona duhet të marrë shumë masa financiare dhe të ulë nivelin e pagave për të mundësuar regjistrimin e Mesit. Ne ende presim një plan fizibiliteti prej tyre. Tani për tani, nuk e shoh kthimin e Mesit si të realizueshëm për Barçën. Por ka shumë kohë dhe Barcelona ende mund të bëjë lëvizje për ta marrë Leon. Ata duhet të bëjnë shumë përpjekje për ta rikthyer atë. Shpresoj dhe uroj që Barcelona ta bëjë këtë, unë jam një tifoz i Leo Mesit, ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Tebas.

LEXO EDHE:

Back to top button