Real Madridi aktivizoi klauzolën e veçantë për Karim Benzeman

Sipas të përditshmes “As”, Karim Benzema ka rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër pasi që klubi spanjoll ka aktivizuar të ashtuquajturën “Klauzola e Topit të Artë”, e cila i lejon Florentino Perez të zgjasë automatikisht marrëveshjen me sulmuesin francez.

Benzema, te Reali që nga viti 2009, tashmë e di se në vitin 2024 do t’i duhet t’i lërë vendin Endrick-ut të ri dhe, ndoshta, një mes Haaland dhe Mbappe.

Por Man. Siti po punon për kontratën e re të Erling Haaland. Sulmuesi shumë i fortë norvegjez, i cili erdhi verën e kaluar nga Borussia Dortmund për një shumë prej 51 milionë funtesh, ishte i lidhur me një klauzolë që do ta lejonte atë – nga viti 2024 – të largohej nëse do të kishte ardhur një ofertë prej 150 milionë. Kjo klauzolë e përfundimit, e lidhur me të ardhmen e Guardiolës, u anulua kur katalanasi u rinovua deri në vitin 2025. Tani, raporton “The Athletic”, palët po punojnë për të gjetur kushte të reja dhe një marrëveshje të re.

LEXO EDHE:

Back to top button