Dyluftimi ajror, Zejnullai: Nuk mbaj mend asgjë nga momenti që kam rënë në fushë

Arbin Zejnullai ishte pa fat në Shkodër, teksa që në fillim të ndeshjes u rrëzua keq në fushë pas një dyluftimi ajror dhe në atë moment frikësoi jo pak lojtarët e tjerë dhe tifozët. Paniku kaloi, lojtari i Egnatias mori duartrokitjet e tifozëve shkodranë, u kthye në fushë deri në minutën e 24-t. Mesfushori e kishte të pamundur të vazhdonte dhe në një prononcim pas ndeshjes ka treguar se nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte bërë në fushë.

“Shyqyr Zotit, jam mirë. Isha në spital për kontrollet e nevojshme dhe çdo gjë është në rregull. Të them të drejtën, nuk mbaj mend asgjë nga momenti që kam rënë në fushë dhe deri në momentin që kam dalë prej saj. Nuk e di, më ka ruajtur Zoti, nuk e di se si kam luajtur për ato minuta. Komplimente për gjithë çunat, ishte një kualifikim karakteri. Ju lumshin këmbët të gjithëve për atë ndeshje dhe kalimin në finale. Dhe finalet fitohen, kështu që ne shkojmë vetëm për fitore. Në kampionat luajmë përsëri me Vllazninë dhe besoj do të jetë një ndeshje e mirë. Kemi vetëbesim dhe do të luajmë prapë për fitore”, është shprehur mesfushori që krijoi jo pak panik me atë rënie që në sekondat e para të ndeshjes në Shkodër.

LEXO EDHE:

Back to top button