Katalanasit kontaktojnë Bajern Munihun për yllin e skuadrës

Barcelona do të duhet të bëjë shitje këtë verë përpara se të bëjë nënshkrime, dhe veçanërisht ato të mëdha, por katalanasit ende janë duke kërkuar në treg për opsione që mund të përmirësojnë skuadrën e tyre, ku Liroj Sane është tashmë i pëlqyeri.

Sipas “El Chiringuito”, javën e kaluar Barcelona i bëri një telefonatë Bajern Munihut për të pyetur disponueshmërinë e Sane-s këtë verë, megjithëse nuk kishte asnjë mbi përgjigjen bavareze rreth kësaj kërkese. Sane ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe thuhet se është i hapur për t’u larguar nga Bajerni.

Ende nuk dihet se sa do të jetë e gatshme Barcelona të ofrojë, por nëse Sane nuk ulet për të rinovuar kontratën, atëherë Bajern Munihu do të ishte i gatshëm të futej në bisedime me kërkuesit e talentit gjerman.

LEXO EDHE:

Back to top button