Vuçiq: Nuk ka lojëra rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Vuçiq: Nuk ka lojëra rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk ka lojëra rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se është e nevojshme të formohet një asociacion me kompetenca thelbësore.
Vuçiq ka postuar një video në Instagram e shkëputur nga konferenca për media, në të cilën ka përsëritur se Serbia do t’i qëndrojë vendimeve të saj dhe se nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Për të shmangur secilën dilemë, kam ripërsëritur se cili është qëndrimi i Serbisë dhe se do ta përmbushë atë, por që Serbia nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Sot bëhen 10 vjet nga Marrëveshja e Brukselit, ju formoni Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca përmbajtësore. Serbia e ka mbajtur gjithmonë fjalën edhe pas marrëveshjes së Brukselit dhe nuk ka asnjë lojë për këtë. Duhet ta përmbushni atë dhe vetë pas kësaj ne do ta përmbushim pjesën tonë. Sepse ajo është një detyrim që ekziston që nga 19 prilli 2013. Sepse ne në Serbi presim që ju të përmbushni detyrimet tuaja dhe pastaj do të jemi të lumtur për të treguar se sa partnerë të besueshëm jemi dhe sa shumë duam të bëjmë atë që kemi premtuar”, tha Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button