Spanja bllokon Kosovën, nuk aplikon liberalizimin e vizave në territorin e saj
Spanja bllokon Kosovën, nuk aplikon liberalizimin e vizave në territorin e saj

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen, me përjashtim të njërit prej tyre.
Spanja, një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk do të lejojë shtetasit e saj që të hyjnë në territorin spanjoll pasi nuk i njeh pasaportat.
Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësja e Komisionit Europian për Çështjet e Brendshme, Anitta Hipper. E pyetur nëse qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Spanjë, ajo nuk e përmendI në mënyrë specifike këtë vend, vetëm tha se liberalizimi nuk do të vlejë për “një shtet”.
“Njohja e dokumenteve të udhëtimit është një kompetencë shtetërore. Në mesin e vendeve të Schengenit, të gjithë, përpos një shteti, i kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do t’iu mundësojë mbajtësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në të gjitha këto vende, me përjashtimin e njërit prej tyre”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian.
Nga 1 korriku i këtij viti, Spanja merr Presidencën e radhës së Bashkimit Eruopian. Për Kosovën, ky shtet ka qenë kundër njohjes së shtetësisë, por gjatë procesit të miratimit të vizave nuk ka kundërshtuar. Më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, ndërsa dokumenti u nënshkrua më 19 prill.