Dy burra në SHBA u shpallën të pafajshëm pas 17 vitesh burg

Dy burra në SHBA u shpallën të pafajshëm pas 17 vitesh burg

Dy burra që bënë gati 17 vjet burg u shpallën të pafajshëm nga një gjykatës në shtetin amerikan të Kalifornisë këtë të premte.

Sipas ligjit të ri, shteti federal i Kalifornisë duhet t’i paguajë secilit prej tyre 140 dollarë për çdo ditë që kanë kaluar pas hekurave, që do të arrijnë në rreth 900 mijë dollarë, shkruan AP.

Dënimet e Dupree Glass dhe Juan Rayford i dhanë fund një gjyqi të ri që filloi në tetor pasi një panel i gjykatës shtetërore të apelit përmbysi dënimet e tyre dhe i la të lirë në vitin 2020.

Chad Brandon McZill, një anëtar i bandës që vuan dënimin e përjetshëm për një vrasje të dytë, pranoi se ai ishte vrasësi i vërtetë.

Para godinës së gjykatës, dy të liruarit janë pritur nga familjarët dhe mbështetësit.

Rayford, duke mbajtur në krahë vajzën e tij, e quajti “të mahnitshme” që të dhënat e tyre më në fund u pastruan dhe reputacioni i tyre u rivendos.

 

LEXO EDHE:

Back to top button