Luftime të ashpra në Sudan, pavarësisht thirrjeve për armëpushim

Luftime të ashpra në Sudan, pavarësisht thirrjeve për armëpushim

Forcat luftarake në Sudan kanë vazhduar përleshjet edhe të premten, duke injoruar thirrjet e fuqive të mëdha për armëpushim, në ditët kur shënohet festa e Fitër Bajramit.

Këtë festë e shënojnë besimtarët myslimanë, pas përfundimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Më shumë se 300 njerëz janë vrarë, dhe mijëra të tjerë janë plagosur, prej nisjes së luftimeve një javë më parë, në mes të ushtrisë dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), i njohur si Hemeti.

Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit, ka thënë se bombardimet janë dëgjuar në disa zona të Kartumit përgjatë natës, si dhe është raportuar për përleshje të reja, shkruan REL.

Kartumi është duke u përballur me luftime të ashpra, duke përfshirë sulmet ajrore dhe ato me tanke.

Rreth pesë milionë banorë besohet se kanë mbetur pa rrymë, ujë dhe ushqime.

Edhe linjat e komunikimit janë dëmtuar rëndë.

LEXO EDHE:

Back to top button