VIDEO/Barcelona “demolon” Betisin dhe afrohet edhe më shumë titullit në La Liga

Barcelona është një hap më afër shpalljes kampion në La Liga për këtë sezon, pas fitores 4-0 ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 32-të. Pas 14 minutash, vendasit kaluan në epërsi me golin e Andreas Kristensenit.

Situata për Betisin u përkeqësua edhe më shumë, kur Edgar Gonzalez, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’i lënë ata me 10 lojtarë. Pas vetëm tre minutash nga ajo situatë, Robert Levandovski dyfishoi shifrat. Për 3-0 u përkujdes Rafinja në minutën e 39′.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, teksa një auto-gol nga Guido Rodriguez në minutën e 82′, solli një fitore të thellë për ekipin e Çavit.

Pas javës së 32, Barcelona ka mbajtur diferencën prej 11 pikësh ndaj Real Madridit, pasi aktualisht kanë 79 pikë, me madrilenët që kanë 68, ndërsa në javën e 33-të katalanasit takohen me Osasuna-n.

 

LEXO EDHE:

Back to top button