Benzema, brenda një muaji shënon 3 herë nga 3 gola

Karim Benzema vazhdon të performojë në nivelin më të lartë, në moshën 35 vjeçare përpara shumë lojtarëve më të rinj. Francezi doli në formacionin titullar në ndeshjen ndaj Almerias dhe tashmë në pjesën e parë shënoi një hat-trik. Ajo që është veçanërisht befasuese është hera e tretë që francezi shënon tre gola në prill.

 

Hat-trik kundër Valladolidit në La Liga

Hat-trik kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit

Hat-trik kundër Almerias në La Liga

 

Këtë sezon ai ka shënuar 29 gola në të gjitha garat, 17 prej tyre në La Liga. Benzema tani ka nxitur luftën e madhe për titullin e golashënuesit më të mirë në La Liga, pasi që sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski ka shënuar 19 gola deri më tani.

LEXO EDHE:

Back to top button