Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla, por relativisht i ngrohtë. Në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 18 deri në 24 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shkurtra të shiut dhe bubullimave. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 22 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button