Ylli i Arsenalit refuzon rinovimin e kontratës, Milani shpreh interesim

Bëhet e ditur se ylli i Arsenalit, Reiss Nelson ka refuzuar ofertën nga klubi për ta rinovuar kontratën, kështu duke hedhur dyshime të mëtejshme mbi të ardhmen e tij në veri të Londrës. Nelson nuk ka pasur minutazhë të kënaqshme në sezonin 2022/23, për shkak të lëndimeve dhe formës tejet të mirë të Bukajo Sakas dhe Gabriel Martinellit.

Sidoqoftë, Arsenali dëshironte me çdo kusht që Nelsson të vazhdojë të ardhmen në “Emirates”. Kontrata e tij aktuale me Arsenalin skadon në fund të këtij sezoni, dhe gazetari i njohur Fabrizio Romano ka bërë të ditur se oferta e klubit për t’ia rinovuar kontratën është refuzuar nga Nelsson.

Interesi për Nelson mendohet të jetë i lartë pasi një numër skuadrash po e monitorojnë situatën, me Brajtonin në mesin e skuadrave të raportuara, ndërsa gjiganti i Seria A, AC Milan, gjithashtu besohet që ka shprehur interesim.

LEXO EDHE:

Back to top button