Shqipëri, 15 viktima dhe 752 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raportoi se janë realizuar 2 620 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 752 raste të reja.

Ndërkohë 545 persona janë shënuar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 23.072 persona. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar

LEXO EDHE:

Back to top button