Federer tërhiqet nga Australian Open

Roger Federer është tërhequr nga turneu i tenisit Australian Open, i cili është zhvendosur për në shkurt, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Federer, 39 vjeç, ka qenë gjashtë herë kampion i këtij turneu.
Ai ka marrë pjesë në Australian Open çdo vit, qysh në vitin 2000.
Federer ka operuar gjurin e djathtë vitin e kaluar dhe është tërhequr nga sezoni i 2020-ës.

Ai ka thënë se shtyrja e turneut Australian Open, për 8 shkurt të vitit të ardhshëm, mund të shkojë në favor të tij, por agjenti i tij tha të dielën se Federer, megjithatë, ka vendosur të mos luajë.

Tony Godsick tha se Federer ka bërë përparim në muajt e fundit, por pas konsultimeve me ekipin e tij, “ka vendosur t’iu kthehet garave pas turneut Australian Open”.

LEXO EDHE:

Back to top button