Komuna e Gostivarit: Qeveria po tenton të mbulojë diskriminimin ndaj Gostivarit

Pushteti lokal në Gostivar akuzon Qeverinë se nuk ka miratuar mjete financiare për përmirësimin e infrastrukturës, por për renovimin e spitalit. Udhëheqja e Komunës, siç thuhet në reagim, mendon se “Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së po diskriminon Komunën e Gostivarit përmes mashtrimeve”, pas deklaratave se rreth 30 milion denarë janë ndarë për renovimin e spitalit “Ferid Murad” në Gostivar, transmeton Alsat.

“Ne duam ta bëjmë të qartë për publikun se ne nuk jemi kundër këtyre fondeve, por pushteti qendrorë, duke e ditur që pushteto lokale nuk ka kompetenca mbi institucionet shëndetësore, po përpiqet të pretendojë se është e mirë, për gjoja trajtim të barabartë për të gjitha komunat. Realisht, paratë e destinuara për rinovimin e spitalit të Gostivarit janë nga fondet e marra nga TAV, që u siguruan për ndërtimin e Aeroportit Kargo në Shtip, në vlerë prej 35 milion eurove. Qeveria i rialokoi paratë në 99 projekte në 75 qytete. Ajo që bie në sy është se në të gjitha komunat ekzistojnë projekte të infrastrukturës (kanalizime, rrugë apo shkolla), por vetëm për Gostivarin ndahen për rinovimin e spitalit”, thuhet në reagimin e Komunës së Gostivarit.

LEXO EDHE:

Back to top button