Gjermani, një pjesë e madhe e armatimit të ushtrisë është jofunksional

Vetëm gjysma e shumicës së sistemeve të armëve të ushtrisë gjermane janë gati për përdorim, paralajmëroi kreu i shoqatës së forcave të armatosura të vendit në një koment.

“Politikanët e kanë njohur me të drejtë se rreziqet dhe kërcënimet globale ndaj sigurisë sonë kërkojnë që Bundeswehr të jetë plotësisht i pajisur”, theksoi kreu i shoqatës Andre Wuestner.

“Por, ne jemi në një maksimum prej 50%. Me disa sisteme si helikopterë ose avionë të vjetër ‘Tornado’ është edhe më keq, pasi situata është e pasigurt”, shtoi Wuestner.

Në një vlerësim për Dhomën e Ulët të parlamentit, Ministria e Mbrojtjes raportoi një mesatare prej 74% të sistemeve kryesore të armëve operacionale.

LEXO EDHE:

Back to top button