Sipas rekomandimeve të reja, mamografia e gjirit duhet të bëhet para moshës 50 vjeçare

Sipas rekomandimeve të reja, mamografia e gjirit duhet të bëhet para moshës 50 vjeçare

Sipas rekomandimeve të reja të publikuara sot nga Task Forca e Parandalimit të SHBA-së, gratë duhet të fillojnë të bëjnë mamografi në moshën 40-vjeçare dhe jo në moshën 50-vjeçare, siç këshillohej më parë.

Është një rekomandim i përditësuar nga viti 2016, kur ky grup i pavarur ekspertësh rekomandoi që mamografia, një radiografi e gjirit, duhet të fillojë në moshën 50-vjeçare dhe vendimi që gratë t’i nënshtrohen ekzaminimit në të 40-at e tyre “duhet të jetë një vendim individual”. shkruan CNN.

Disa grupe, si Shoqata Amerikane e Kancerit, tashmë rekomandojnë që gratë të bëjnë mamografi duke filluar nga mosha 40 vjeçare.

“Rekomandimi i ri i grupit të punës është që gratë të fillojnë ekzaminimin mamografik për kancerin e gjirit në moshën 40 vjeçare dhe çdo vit tjetër pas kësaj deri në moshën 74 vjeçare,” tha nënkryetarja e grupit të punës Dr. Wanda Nicholson, një profesore e Universitetit George Washington.

Ndryshimi i rekomandimit është rezultat i njohurive të reja shkencore, thonë ekspertët. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, shkalla e kancerit të gjirit tek gratë e moshës 40 deri në 49 vjeç u rrit me një mesatare prej 2 për qind në vit nga 2015 në 2019.

Task-forca vlerësoi se rekomandimet e reja mund të parandalonin të paktën një vdekje shtesë nga kanceri i gjirit për çdo 1000 gra.

“Falë rekomandimit tonë të ri, 20 përqind më shumë jetë pacientësh do të shpëtohen,” tha Nicholson.

Por disa ekspertë besojnë se gratë duhet të bëjnë mamografi çdo vit, veçanërisht pas moshës 50 vjeç. Midis tyre është edhe doktoresha Melissa Durand, radiologe dhe profesoreshë e asociuar në Shkollën e Mjekësisë në Yale, e cila beson se “skriningu vjetor mund të zbulojë shumicën e kancereve, sepse ato janë më të voglat në përmasa dhe trajtimi është më efektiv”.

Radiologët vunë gjithashtu në pikëpyetje pse grupi i punës nuk rekomandoi ekzaminime vjetore për gratë me inde të dendura të gjirit, gjë që e bën kancerin më të vështirë për t’u zbuluar.

“Nëse mamografia juaj tregon se indi i gjirit është i dendur, duhet të bëni mamografi çdo vit ose ndonjë lloj ekzaminimi tjetër, si ekografia ose MRI”, thotë Dr. Durand.

LEXO EDHE:

Back to top button