Federeri dërgon një mesazh të fortë për Nadallin para Roland Garrosit

Rafael Nadal nuk po kalon një moment të mirë. Fituesi i 22 grand slam nuk luan që prej “Australian Open” dhe nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në fushat me dhè, sipërfaqen e tij të preferuar. Kjo situatë ka shqetësuar edhe rivalin e mikun e tij Roxher Federer, që ka rrëfyer ndjesitë e tij.

“Do të ishte e rëndë për tenisin nëse Rafael nuk do të luante në Roland Garros. Unë shpresoj që të luajë. Kam parë që është tërhequr nga të gjithë turnetë, ndaj i uroj më të mirën. Kjo vlen edhe për Gjokoviçin, që ka luajtur pak dhe shpresoj të jenë në formë në Paris. Ashtu sikurse edhe të rinjtë”, tha Federer.

Nadal po kalon të njëjtën fazë si Federer dy vite më parë, kur luante me pikatore për shkak të dëmtimeve e moshës dhe më pas vendosi të tërhiqej.

“Është Rafael ai që e di më mirë se kushdo gjendjen e tij dhe e kuptoj se nuk është e lehtë për të. Uroj që kjo periudhë pushim ta karikojë për Roland Garros”, tha Federer.

LEXO EDHE:

Back to top button