Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll

U aludua shumë që edhe këtë vit do të mund të zhvendoset finalja e kompeticionit më të madh në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve. Sipas medieve të huaja, UEFA bëri një qasje jozyrtare ndaj Federatës Portugeze për transferimin e finales së në Lisbonë nëse ka trazira në Stamboll pas zgjedhjeve presidenciale turke. Por, një gjë të tillë ka mohuar shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA.

“Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023 do të zhvillohet në Stamboll siç ishte planifikuar”, thuhet në deklaratën e tyre.

Finalja e këtij viti mbahet më 10 qershor, dhe ndeshja do jetë në mes fituesit tw dueleve tw gjysmwfinales: Real Madrid – Man. Siti dhe Inter – Milan.

LEXO EDHE:

Back to top button