Interi thyen rekordin e Milanit…për shitjen e biletave

Pasi mposhti Milanin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të LIgës së Kampionëve, skuadra e Interit është gati të marrë një goditje pozitive nga pikëpamja ekonomike. Në fakt, për ndeshjen e kthimit, rekordi i vendosur nga “kuqezinjtë” do të thyhet menjëherë nga zikaltërit.

Me San Siro-n në kapacitet të plotë, të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojë në 12 milionë euro, dy më shumë se sa fitoi Milani në ndeshjen e parë. Edhe pse çmimet e biletave ishin pak më të larta se mesatarja sezonale për sektor, kërkesat ishin tepër të larta.

Rreth 500 mijë tifozë të Interit kanë tentuar të blejnë biletën online. Gjithsesi, nëse Interi shkon në finale, “zikaltërit” do të arkëtonin në total mbi 100 milionë euro nga Liga e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button