Luçesku: Interi do të fitojë Ligën e Kampionëve

Trajneri rumun Mirçea Luçesku, një nga trajnerët më të suksesshëm të historisë së futbollit dhe trajneri aktual i Dinamos së Kievit,  tregon se kush do të ngrejë në qiellin e kampionëve trofeun më të bukur për klube në Stamboll. Ai sheh si favorit ekipin zikaltër, ish-klubin që ka drejtuar në të kaluarën.

“Më pëlqeu shumë Interi ndaj Milanit, më pëlqeu paraqitja e ekipit, por sidomos “zbulimi” im, Mkhitaryan. E kam kutpuar që në fillim kur e stërvitja te Shakhtar Donetsk, e dija që do të arrinte këto nivele të larta, këtë fakt ia tregova dhe me mesazh atij.

 

Unë besoj se Interi do të fitojë Ligën e Kampionëve, bëj tifo për ta dhe për historinë e klubit. Mendoj se, edhe në qoftë se përballë tyre do të jetë Man. Siti, ata prapë do ta fitonin. Ku i dihet, finalja një ndeshje është”, është shprehur trajneri legjendar rumun.

LEXO EDHE:

Back to top button