VIDEO / Barcelona kampion, por festa ndalohet nga huliganët e Espanjollit

Barcelona tashmë matematikisht është shpallur kampion i La Ligës për sezonin 2022-23. Fitorja e tyre e thellë 4:2 ndaj Espanyol ia siguroi titullin e tyre të 27-të.

Serinë e golave e hapi Robert Levandovski. Polaku shënoi në minutën e 11′ të ndeshjes. Për dyfishimin e rezultatit u përkujdes Alejandro Bale, i cili realizoi në minutën e 20′. Për 3:0 u përkujdes sërish Levandovski, duke shënuar në minutën e 40′.

Në 45 minutat e tjerë mysafirët u përkujdesën të shënojnë edhe njëherë. Në minutën e 53′ realizoi Zhull Kounde. Espanjolli arriti të ngushtojnë epërsinë me Puado dhe Joselu. Me këtë fitore Barcelona fiton titullin e La Ligës, kurse Espanjolli është shumë pranë rënies nga futbolli elitar spanjoll.

Me të përfunduar ndeshja ultrasit e Espanjollit u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e Barcelonës. Njësit e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lejuar që situata të devijojë.

Për lojtarët e Barcelonës ishte e paraparë të ngrinin trofeun, por një gjë e tillë nuk u lejua nga turma e madhe e njerëzve në fushën e gjelbër të stadiumit të Espanjollit.

LEXO EDHE:

Back to top button